Guerot: “Rezistenca” e kryetarit të Leposaviqit nuk ndihmon në pëmirësmin e gjërave

Aktuale

Guerot: “Rezistenca” e kryetarit të Leposaviqit nuk ndihmon në pëmirësmin e gjërave

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 21:15
Oliver Guero

Ambasadori i Gjermanisë Jorn Rohde dhe ai i Francës Oliver Guerot, në emisonin Rubikon në Klan Kosova kanë folur rreth situatës në veri të Kosovës.

Me këtë rast ambasadori francez tha se masat negative të Bashkimit Evropian po shkaktohet nga një njeri i vetëm në Leposaviq.

Ai tha se “rezistenca” e kryetarit të Leposaviqit Lulzim Hetemi, nuk ndihmon në përmirësimin e gjërave.

“Pra mendimi ynë dhe kërkesa jonë është që ashtu si kryetarët e Zveçanit dhe Zubin Potokut, të gjejë një lokacion tjetër, sepse qëndrimi i tij në ndërtesë është një akt simbolik që po i komplikon gjërat. Tani, zgjidhja e vërtetë janë zgjedhjet e reja dhe kjo është diçka pozitive, me të cilën pak a shumë të gjithë pajtohen se kjo është rruga e duhur, pra mendoj se të gjithë ata që kanë ndikim për ta bërë këtë proces të zgjedhjeve të reja më të shpejtë, duhet ta përdorin atë ndikim, na duhen këto zgjedhje sa më shpejt që është e mundur”, tha Guerot.

Derisa ambasadori gjerman tha se nuk ka legjitimitet me pjesëmarrës prej 2 për qind në zgjedhje.

“Të gjithë i dëgjojmë burrështetasit se i kuptojnë pikëpamjet dhe natyrisht, siç e keni parë nga deklaratat e Bashkimit Evropian, po ashtu ne presim se kur të shtensionojmë se gjithashtu serbët e Kosovës marrin pjesë në këto zgjedhje”, tha Rode.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat