Borrelli me Plenkoviqin për veriun e Kosovës: Duhet të jemi të fokusuar në de-përshkallëzim

Aktuale

Borrelli me Plenkoviqin për veriun e Kosovës: Duhet të jemi të fokusuar në de-përshkallëzim

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 16:22
Foto nga takimi

Përfaaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, është takuar me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq, me të cilin ka biseduar për gjendjen në Ballkan.

Borrelli, mes tjerash me Plenkoviqin ka folur edhe për situatën në veri të Kosovës.

Sipas tij, historia e suksesit të Kroacisë është një demonstrim i qartë i fuqisë transformuese të BE-së.

“Faleminderit, kryeministrit Andrej Plenkoviq për një shkëmbim të rëndësishëm mbi situatën rajonale, veçanërisht për Bosnje e Hercegovinën. Gjithashtu në veri të Kosovës, në momentet kur duhet të jemi të bashkuar, të fokusuar në de-përshkallëzimin dhe zgjidhjet e realizueshme”, shkroi Borrell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat