Frazën “Tigër prej letre” e kishte apostrofuar edhe Joe Biden/ Analisti i quan brutale sulmet kundër Donika Gërvalles

Aktuale

Frazën “Tigër prej letre” e kishte apostrofuar edhe Joe Biden/ Analisti i quan brutale sulmet kundër Donika Gërvalles

Nga: M.L. Më: 10 korrik 2023 Në ora: 22:17
Donika Gërvalla

Analisti Melazim Koci, nëpërmjet një postimi në Facebook, i ka komentuar sulmet që po i bëhen Ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, pasi e quajti Bashkimin Evropian “Tigër prej letre”.

Koci konsideron se sulmet ndaj Gërvallës shpërfaqën mungesën e njohurive më elementare të zhvillimeve në arenën nderkombetare.

“GERVALLA DHE SHTERPËSIA E BE-së

Sulmet brutale ndaj MPJ të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla për deklarimin e saj në Dubrovnik sërish shpërfaqën mungesën e njohurive më elementare të zhvillimeve në arenën nderkombetare.

Fillimisht Gervalla u sulmua se duke synuar te portretizonte Bashkimin Evropian si force shterpë në politikat e jashtme dhe te sigurisë qenka shërbye me frazën "Tigër prej letre" të ish liderit komunist kinez Mao Ce Dun. Ish lideri kinez vërtetë ka përdorur kete fraze, por këtë e kanë bër dhe e bëjnë edhe shume liderë dhe eksperte të Perëndimit për te ilustruar shterpësinë e BE-se dhe të Kombeve të Bashkuara. Ne vitin 2016, duke folur për Korenë Veriore, pikërisht frazën "Tigër prej letre" e kishte apostrofuar edhe Joe Biden, ish senatori dhe tash presidenti i SHBA-ve”, shkruan ai.

Sipas analistit, synimi për të demonizuar Donika Gërvallen përmes një fraze spekuluese, diskualifikon kompetencën profesionale te atyre që në mungesë të argumenteve, bëjnë prokurorin dhe gjykatësin.

Në Dubrovnik Donika Gërvalla në fakt nuk tha asgjë te re - përsëriti atë që për Bashkimin Evropian si force shterpë në politiken e jashtme dhe të sigurisë e thonë qindra politikanë, analistë dhe ekspertë nga Berlini, Londra dhe deri në Uashington. Në rastin e Kosovës kjo politike shterpë e BE-së shpërfaqet në formën me transparente tash e tre dekada.

Ne vitet 1990/92, Bashkimi Evropian ne takimet e Hagës dhe Londrës kushtuar krizës në ish Jugosllavi legjitimoi agresionin e Millosheviqit ne Kosove dhe Vojvodine. Këtë e bëri duke ftuar në ato tubime përfaqësuesit e 6 njësive konstituive te ish - Jugosllavisë, por jo edhe përfaqësuesit e Kosovës dhe Vojvodinës.

Ishte "vija e kuqe' e SHBA-ve ne vitin 1992 qe shpëtoi Kosovën nga pastrimi etnik dhe zhbërja. Intervenimi i NATO-s ne vitin 1999, u be me angazhimin e SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe dhe gjithsesi edhe me solidaritetin e shume vendeve evropiane, por e përcjellë edhe me rezistencën e disa te tjerave”, ka rikujtoi Koci.

Për analistin, dialogu Kosove - Serbi është kulmi i shterpësisë se BE-së në raport me Kosovën.

“Një dekadë pas fillimit te tij, BE-ja ende është ne pozicionin neutral në raport me shtetësinë e Kosovës, për shkak te 5 vendeve anëtare qe refuzojnë njohjen. Brukseli ishte dhe mbeti i paralizuar në raport me Kosovën për shkak të vetos së tyre.

Gërvalla ne Dubrovnik nuk goditi Gjermaninë, Francën, Italinë, Belgjikën...., por mekanizmin e vetos së BE-se që e ka bllokuar ne politikat e jashtme dhe te sigurisë. Ajo nuk goditi SHBA-te dhe Britaninë e Madhe, por përkundrazi i lartësoi ato për rolin e tyre vendimtar ne politikat e sigurisë. Rrjedhimisht është infantilitet ta sulmosh Gërvallen për orientim gjoja anti- perëndimor”, u shpreh Koci.

Sipas tij, deklarimi i Donika Gërvalles është i ngjashëm ose identik me atë të raportit te Institutit "Woodro Wilson" ne Washington DC, nga viti 2021, me titullin: "Konsolidimi i sovranitetit të Kosovës - pse ka rëndësi dhe çfarë duhet bërë tani"?

Nga ky studim sjellim vetëm një nga propozimet:

Përgatitja e fushës për anëtarësimin e Kosovës ne NATO deri ne vitin 2027. Nëse do të këtë kundërshtime (veto e vendeve te BE-se), për anëtarësimin e Kosovës ne NATO, atëherë SHBA, Britania e Madhe dhe disa vende tjera evropiane qe kane njohur pavarësinë e Kosovës duhet të nënshkruajnë marrëveshje për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes me Kosovën. Këto marrëveshje do të ishin të ngjashme me atë që SHBA-të kanë me Korenë Jugore".

Donika Gervalla ne Dubrovnik nuk tha as me pak dhe as më shumë se Instituti "Woodro Wilson" qe nuk e ka selinë në Pekin, por ne Uashington.

Kaq e thjeshte është!”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat