​Ish-komandant Remi i tregon Gjykatës Speciale përgjegjësitë e tij gjatë luftës

Aktuale

​Ish-komandant Remi i tregon Gjykatës Speciale përgjegjësitë e tij gjatë luftës

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 18:45
Rrustem Mustafa

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, e ka përfunduar ditën e parë të dëshmisë së tij në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Para trupit gjykues, ai ka treguar për përgjegjësitë që kaq pasur si udhëheqës, duke theksuar se vendimet për zonën që e ka drejtuar i ka marrë ai vet dhe jo Shtabi i Përgjithshëm.

Ish-komandant Remi ka deklaruar se emërimet në Zonën Operative të Llapit i ka bërë ai, apo janë bërë gjithmonë me miratimin e tij.

Ai ka përmendur Kadri Kastratin si zëvendës të tij ndërsa Nuredin Ibishin si shef shtabi.

Lawson: A e respektuan forcat serbe marrëveshjen e armëpushimit që hyri në fuqi në tetor të vitit 1998?

Mustafa: Jo

Lawson: Çfarë bënë ata që tregonte se ata e shkelën atë marrëveshje?

Mustafa: Ata ishin të paligjshëm në vendin tonë, çdo gjë që bënin ata e cenonin marrëveshjen, e cenonin integritetin e vendit tonë, luftonin tona forcat tona dhe popullatën e vendit, dhe bënin gjithë atë regresion mbi popullatën shqiptare.

Lawson: Nga nëntorit 1998 çfarë pozicioni gjeografik kishte UÇK në zonën operative të llapit?

Mustafa: Për ne ishte vijë e luftës nga Majaci, vija përreth Podujevës, deri te fshatrat Dobratin përfshi edhe Llapashticën.

Lawson: Sa kohë zgjati kjo mbrojtja e kësaj zone?

Mustafa: Deri pas përfshirjes së forcave të NATO-s në bombardimin e forcave armike.

Gjatë intervistimit, prokurorja Clarie Lawson ka vendosur në ekran një hartë, e cila nuk është bërë e ditur për publikun, dhe e njëjta ka kërkuar që të pranohet si provë.

“Aty thoni, e di që Kadri Kastrati u caktua nga Shtabi i Përgjithshëm, a mund të na e shpjegoni këtë përgjigje.

Mustafa: Unë i kam caktuar po shtabi i përgjithshëm i ka miratuar, pozicionin tim, zoti Kastrati dhe shumë pjesëtarë të tjerë të komandës sime janë miratuar nga Shtabi i Përgjithshëm.

Lawson: Do të doja të ju tregoj një fragment të një libri “Lufta për Kosovën, flet komandant Remi”. A e njihni këtë libër?

Mustafa: Po.

Lawson: Për çfarë është?

Mustafa: Është intervistë mbi ngjarjet e luftës.

Lawson: Në këtë paragraf këtu zoti Mustafa besoj se ju po përshkruani kohën kur Kadri Kastrati ishte caktuar në zonën e Llapit, kështu?

Mustafa: Po.

Lawson: Në fund të paragrafit flisni për ditën e parë kur erdhi Bislim Zyrapi në Likoc?

Mustafa: Po.

Lawson: Kjo është dita kur ka ardhur edhe Kadri Kastrati, ka ardhur dhe është caktuar në zonën e Llapit,. Kjo ditë është?

Mustafa: Një grup oficerësh kanë ardhur bashkërisht dhe Kadri Kastrati ka udhëtuar bashkë me ta.

Lawson: Kush erdhi tjetër me Bislim Zyrapin atë ditë?

Mustafa: Pesë gjashtë eprorë, nuk më kujtohen detajet por e di që unë kam pasur qëllim për me shku me kontaktu me Kadri Kastratin për me sjell me vete në zonën time.

Lawson: Po tjetër kush ka qenë i pranishëm, në Likoc aso kohe? Cili ishte qëllimi i vizitës ne Likoc.

Lawson: Ka qenë për me shku me marrë me vete Kadri Kastratin.

Flasim për shefin e shtabit, kishit një shef shtabi? Kur është emëruar ai?

Mustafa: Mendoj që menjëherë pas ardhjes së Kadri Kastrati.

Lawson: Përveç nofkës Leka a kishte ndonjë nofkë tjetër?

Mustafa: Nuk e di.

Lawson: Kush e emëroi atë?

Mustafa: Zonja prokurore, emërimet ka mujt me i bë edhe Shtabi i Përgjithshëm por vendimtar ka qenë mendimi im se kush duhet të jetë shef, zëvendës dhe anëtar i komandës së Zonës së Llapit. Për hirë të oportunitetit bashkëpunimit me shtabin e përgjithshëm ka mut jem ardh edhe miratimi nga ata”, ka thënë Mustafa.

Lawson: Kur thoni ‘mund të bëhej edhe nga ata’ do të thuash që edhe ata mund të bënin, pra dhe mund të bënin miratime?

Mustafa: Ishte kohë kur po formësohej ushtria Çlirimtare e Kosovës, po mundoheshim sa më mirë të organizoheshim dhe ne bëheshim opurtunë me hierarkinë, mundoheshim të bëheshim.

Kujt i raportonte Nuredin Ibishi?

Mua.

Është e saktë të themi që ka pasur disa sektorë brenda komandës së zonës.

Po.

A të kujtohet cilët ishin këta sektorë?

Fatmir Humolli, Sejdi Rama, Latif Gashi, Muhamet Latifi, Avdi Kcmari, Naser Ramadani, dhe Hamit Hamiti.

Tutje, Mustafa ështëp yetur për secilin vec e vec se cfarë sektoprë drejtonin dhe kujt i raportinin, ndërsa ai katheksuar se ata i raportinon shefit të shtabit apo komandantit të zonës.

Mustafa: Në zonën operative të llapit ishim tre eprorë

“Ishim tre eprorë që e drejtonim, unë isha komandanti, Kadri Kastrati ishte zëvendësi dhe Nuredin Ibishi ishte shef shtabi”, ka thënë ai.

Gjithashtu ai është pyetur edhe për Hyzri Tallën për të cilin ka thënë se ka rënë dëshmor.

Mustafa: Me ju thënë të drejtën unë i kam llogaritur të dy gati njësoj, tash Hyzri Talla e ka luajtur rolin si mbështetës për Latif Gashin, merrne si të doni ka qenë pozita e tij, por Hyzri Talla kemi qenë duke u përgatitë dhe kemi pasur mendimin për me e avancu në zonë, pro ai u vra në një pritë dhe ra dëshmor.

Lawson: A do të ishte e drejtë ta përshkruanim Hyzri Tallën si zëvendësin e Latif Gashit?

Mustafa: Nuk e besoj që Latif Gashi i ka thënë ndonjëherë bashkëpunëtorit të tij zëvendës, s’ka pasur strukturë për me quajt zëvendës.

Prokuroja ka shfaqur një dokument me disa nënshkrime ku Mustafa e ka konfirmuar firmën e tij por ka thënë se tjetrin nuk e njeh por sipas tij mund të ketë qenë i dikujt nga zyra për informim publik.

Prokurorja ka thënë se dokumenti i referohet sektorit për moral dhe politikë.

Mustafa ka thënë se dokumenti u është shpërndarë njësiteve të tyre dhe atyre mw të cilët kanë bashkëpunuar.

Mustafa: Me sa po kujtoj tash është pjesë zakontë në zonën time meqenëse organizata LKÇK ishte pranuar të strehohej tek ne, ne bashkëpunonim ngushtë me ta e ata kanë ndikuar në këso materiale propagandistike.

Lawson: A ju kujtohet se në çfarë date është bërë kjo marrëveshja me LKÇK-në?

Mustafa: Më duket është fillimi i vitit 1998, mund të jetë janari, shkurti.

Tutje, Mustafa ka përmendur edhe Valon Muratin për të cilin ka thënë se ka qenë në sektorin për moral dhe politikë.

Derisa është pyetur për rolin e sektorit për informim publik, Mustafa ka thënë se puna e tyre ka qenë lidhur me media.

Ai ka deklaruar se ai, zëvendësi i tij apo shefi i shtabit mund të njoftoheshin për deklaratat.

Lawson: A kishte një sektor operacionesh?

Mustafa: Jo.

Lawson: Kush ishte përgjegjës për çështje operative, për çështje funksionimi?

Mustafa: Zëvendësi dhe shefi i shtabit.

Tutje, është shfaqur një dokument për të cilin Mustafa ka thënë se është i tij dhe i stafit që ai ka drejtuar.

Lawson: A e keni parë më herët këtë dokument?

Mustafa: Nuk po më kujtohet saktë por po e pranoj si dokument timin.

Lawson: Cili ishte qëllimi i këtij dokumenti?

Mustafa: Për t’u kujtuar njerëzve që ishin të vendosur në krye të sektorëve, detyrat dhe obligimet e tyre.

Lawson: Nga dolën këto rregulla?

Mustafa: Shefi i shtabit, bashkë me zëvendësin tim dhe eprorë të tjerë, kishin një varg dokumentesh, një varg librash, literature ushtarake nga shteti shqiptar por edhe nga ish-Jugosllavia dhe kishin përmbledhur këto detyra, dhe unë e kisha miratuar, siç e shihni emrin tim tashmë publik, kemi dashur këto dokumente i kemi plasur me siguri edhe njerëzve për me qenë me të besueshëm, mund të jetë që ju ka dhënë edhe dikujt nga mediat ky lloj dokumentesh. Kemi pasur nevojë me paraqitë UÇK-në sa më të rregullt.

Lawson: Rregullat ishin të bazuara në ndonjë dokument që e kishte dërguar shtabi i përgjithshëm?

Mustafa: Ka mundur të ketë në mendje dikush edhe dokumente të shtabit të përgjithshëm, por mua po më flet si dokument unik që e kanë ndërtuar eprorët e stafit tim.

Pas kësaj, prokurorja ka lexuar një deklarata të Mustafës të dhënë më herët, ku sipas saj, ai ka thënë se rregullat kanë ardhur nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së dhe janë përshtatur për zonën që ai ka drejtuar.

Lidhur me këtë, Mustafa ka thënë se nuk ka asnjë mospërputhje të deklaratave meqë këto rregulla kanë mundur të mirren nga burime të ndryshme.

Mustafa: Ky dokument si burim ka mundur me u shfrytëzu dihet nga ardhjet e shtabit të përgjithshëm, nga literatura e ushtrisë shqiptare por edhe e ish-Jugosllavisë, është përmbledhje e rregullave dhe unë e kam nënshkruar për tu drejtuar sektorëve dhe njësiteve të mija në zonën operative të Llapit. Munden me ardh edhe nga shtabi i përgjithshëm i UÇK-së.

Gjatë intervistimit, prokuroja ka përmendur një dokument ku sipas saj shkruan urdhër sekret administrativ.

Mustafa: Me sa shoh unë është sekret në thonjëza. Po mendoj që nuk ka qenë fare sekret, qëllimi ynë thash ka qenë për me vu ndoshta edhen ë publik këtë deklarata, nuk po jam i sigurt tani, dhe kemi dëshiruar të shihemi sa më të rregullt dhe sa më të organizuar. Por nuk më kujtohet pse është vu fjala sekret, vetëm ma tërhoqi vëmendjen pse është vu në thonjëza.

Rrustem Mustafa ka thënë se Zona e Operative e Llapit i ka pasur tri brigada komandantët e të cilave sipas tij i kanë raportuar shtabit të zonës.

Lawson: Kishit marrë ndonjë udhëzim për të themeluar njësitet e policisë ushtarake?

Mustafa: Nuk më kujtohen udhëzimet, por e di Nuredin Ibishi kishte njohje pedagogjike për policinë mirë, dhe kontaktet me njerëzit sikur Nuredin Ibishi kemi vendosur që të marrim një numër të konsiderueshëm të ish policëve të Kosovës që ishin larguar nga puna me forcë, që t’i pranonim dhe punë të rëndësishme të policisë t’i kryenin ata. Pasi që ne kemi vu në funksion policinë ushtarake. Kur është vendosur shefi i shtabit, ku ka filluar me u organizua UÇK në nivel të vendit më mirë, por ne kishim filluar më herët funksionalizimin e njësiteve të policisë në UÇK.

Kur është pyetur se çka vishnin këta pjesëtarë, Mustafa ka thënë se cfarë kanë mundur por që orientim ka qenë ngjyra e zezë.

Në fund të seancës, Mustafa është pyetur edhe për njësitin BIA derisa ka pohuar se komandant aty ka qenë Salih Mustafa.

Dëshmia e ish-komandant Remit, në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, do të vazhdojë të mërkurën në Gjykatën Speciale në Hagë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat