Bahtiri thotë se Mujka dhe Muzliukaj u liruan në procedurë të rregullt

Aktuale

Bahtiri thotë se Mujka dhe Muzliukaj u liruan në procedurë të rregullt

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 18:18
Agim Bahtiri

Të premten, u arrestuan ish-nënkryetari i Mitrovicës Faruk Mujka dhe ish-drejtori i Kadastrit në këtë komunë Hysen Muzliukaj.

Ata dyshohen për korrupsion.

Lidhur me rastin u deklarua ish-kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri.

Ai tha se Mujka dhe Muzliukaj, u liruan në procedurë të rregullt.

“Unë besoj në drejtësi, sikurse që besoj fuqishëm në pafajësinë e plotë të Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukajt në këtë proces”, tha Bahtiri.

Bahtiri ka folur edhe rreth rastit për të cilin dyshohen ish-vartësit e tij.

“Sa për informimin tuaj, e gjithë çështja kontestuese sipas policisë dhe prokurorisë, qendron te procedurat e shkëmbimit të një prone komunale me një pronë private në rrugën ‘Ali Zeneli’, rrugë në të cilën janë shkëmbyer shumë prona dhe po vazhdojnë të shkëmbehen, pasi që hapja e saj është me prioritet për qytetin. Në gjithë këtë proces ish drejtori dhe ish nënkryetari vetëm kanë bërë kërkesën dhe propozimin në Kuvend Komunal, përderisa vendimin e ka marrë Kuvendin Komunal me votim dhe pastaj ky proces është vlerësuar plotësisht i rregullt nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe Ministria e Financave, dy instancat e fundit për të kontrolluar dhe aprovuar ligjshmërinë dhe vlerësimin e pronave”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat