​Mbrojtja e Veselit përfundoi intervistimin e ish-komandant Remit

Aktuale

​Mbrojtja e Veselit përfundoi intervistimin e ish-komandant Remit

Më: 17 korrik 2023 Në ora: 10:47
​Mbrojtja e Veselit përfundoi intervistimin e ish-komandant Remit

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, i cili po dëshmon në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe sot ka vazhduar dhënien e dëshmisë së tij para trupit gjykues në Hagë.

Seanca gjyqësore filloi me parashtrimin e pyetjeve nga mbrojtja e Kadri Veselit, avokati Ben Emmerson, i cili e pyeti atë për anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Rrustem Mustafa pohoi se ishte në dijeni se përveç Azem Sylës, ishin edhe disa anëtarë të tjerë të Shtabit të Përgjithshëm që qëndronin jashtë Kosovës.

Emmerson: A ishit në dijeni asokohe që disa nga anëtarët e shtabit të përgjithshëm përveç Azem Sylës për të cilin biseduam qëndronin jashtë Kosovës për pjesën më të madhe të konfliktit veçanërisht nga nëntori 1998 dhe marsi 1999. ‘Të gjithë qëndronin jashtë vendit me përjashtim të Jakup Krasniqit, Ramë Bujës dhe komandantit të zonave, të gjithë të tjerët qëndronin jashtë vendit’. Ju kujtohet që na e dhatë këtë përgjigje, a mund ta e pohoni në seancë publike se përgjigje juaj ishte e saktë dhe unë lexova përgjigje tuaja?

Mustafa: Po

Po ashtu, mbrojtja e Kadri Veselit pyeti edhe për pozitën që Azem Syla kishte në UÇK.

Emmerson: Para Rambujesë, Azem Syla ishte komandanti i përgjithshëm i UÇK-së...

Mustafa: .....

Emmerson: Thoni që nuk e dije por a është e vërtetë që Azem Syla qëndronte në Tiranë gjatë gjithë kohës së konfliktit, bazën e ka pas në Tiranë gjatë konfliktit, nuk është dikë që e ke ndeshur në këto gjatë këtyre dy viteve?

Mustafa: Po

Emmerson: Dhe nuk ka qenë ushtarak apo jo?

Mustafa: Ne e kemi llogaritur që ai po punon në logjistikën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Emmerson: Logjistikën, pra si komandant në terren personalisht ju nuk e kishit idenë se kush e kishte marr rolin e komandantit të UÇK-së nga Shtabi i Përgjithshëm...

Pjesa më e madhe e pyetjeve nga avokati Emmerson është bërë në seancën e së premtes.

Ndërsa aktualisht, ish-komandant Remi po intervistohet nga mbrojtja e Jakup Krasniqit.

Kjo është dita e pestë e Rrustem Mustafës si dëshmitar në Gjykatën Speciale, në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

Gjykimi kundër tyre ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat