Shkëlzen Gashi e Zana Avdiu kapen në emision: “Ik atje, injorante” / “Pse flet kur s’i ke dëgjuar përgjimet, ti s’di asgjë”

Aktuale

Shkëlzen Gashi e Zana Avdiu kapen në emision: “Ik atje, injorante” / “Pse flet kur s’i ke dëgjuar përgjimet, ti s’di asgjë”

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 23:08
Shkëlzen Gashi

Në Pressing ka pasur përplasje në mes aktivistëve Shkëlzen Gashi dhe Zana Avdiu.

Gashi tha se “nuk i ka dëgjuar përgjimet për shkak të interpretimeve aty”, kësisoj ai filloi të parashtrojë pyetje te përfaqësuesit e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili dhe Berat Rukiqi.

Por kjo qasje nuk i pëlqeu Zana Avdiut, duke i thënë Gashit se “nëse s’i ka dëgjuar përgjimet, së paku mos të pengojë”.

‘”Fillimisht është mirë mos me na u ofendu inteligjenca për diçka që s’u dëgju, nëse s’e ke dëgju vetëm nuk komenton vazhdon me çështje të tjera”, ka thënë Avdiu.

Por më pas Gashi ia ktheu asaj se “duhet të kesh inteligjencë që të ofendohet”.

Pastaj Avdiu e cilësoi atë si “analist të pushtetit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat