Fuqizimi i ligjit dhe luftimi i krimit, Ministria e Drejtësisë arrin marrëveshje me Lihtenshtajnin, Zvicrën dhe Finlandën

Aktuale

Fuqizimi i ligjit dhe luftimi i krimit, Ministria e Drejtësisë arrin marrëveshje me Lihtenshtajnin, Zvicrën dhe Finlandën

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 14:21
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se është thelluar bashkëpunimi mes Kosovës dhe Principatës së Lihtenshtajnit, në krijimin e reciprocitetit në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjet penale.

Marrëveshje për bashkëpunim është arritur edhe me Republikën e Finlandës, përmes krijimit të reciprocitetit në fushën e ekstradimit.

Ministrja Haxhiu, përmes një postimi në Facebook bëri të ditur gjithashtu se më 13 gusht do të hyjë në fuqi Traktati mbi Ndihmën e Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane, Traktat ky i nënshkruar më 5 prill të vitit të kaluar.

“Në Traktat parashihet krijimi i grupeve të përbashkëta hetimore, marrja e dëshmive, marrja e dëshmive përmes video-konferencës, shkëmbimi spontan i informatave, ngrirja, sekuestrimi dhe konfiskimi i të ardhurave nga krimi dhe instrumenteve të përdorura për kryerjen e krimit, si dhe ndarja e aseteve të konfiskuara” ka njoftuar Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat