Sinani tregon se producentit të filmave të ndaluar nga autoritetet e Beogradit, i ka ardhur ftesa për tu paraqitur në Gjykatë të Vranjës

Aktuale

Sinani tregon se producentit të filmave të ndaluar nga autoritetet e Beogradit, i ka ardhur ftesa për tu paraqitur në Gjykatë të Vranjës

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 13:44
Ardita Sinani

Ish-kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka bërë të ditur se Gjykata e Lartë e Vranjës i ka dërguar ftesë producentit të filmave “I pabesi” dhe “Heshtja vret”, Gani Veselit për tu paraqitur sot në një seancë gjyqësore.

Sinani përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se më 10 qershor këto dy filma ishin planifikuar të shfaqeshin në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc, por që me një vendim arbitrar të Prokurorisë dhe policisë në Bujanoc ishte ndaluar shfaqja e tyre.

“Në të njëjtën ditë, edhe producenti i filmave, Gani Veseli edhe drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili ishin marrë në pyetje nga policia.

Vlen të ju rikujtoj, që paraprakisht, shfaqja e këtyre filmave ishte planifikuar të bëhej në Shtëpinë e Kulturës ‘Abdulla Krashnica’ në Preshevë.

Por, pa ndonjë arsye të bazuar, kryetari i Komunës së Preshevës kishte urdhëruar drejtorinë e Shtëpisë së Kulturës që mos të jap leje për shfaqjen e tyre”, ka thënë Sejdiu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat