Ramiz Kelmendi flet për mundësinë që dy zjarret në objektet e Elkos të jenë të qëllimshme

Aktuale

Ramiz Kelmendi flet për mundësinë që dy zjarret në objektet e Elkos të jenë të qëllimshme

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 13:22
Ramiz Kelmendi

Sot në mëngjes objekti i supermarketit ‘ETC’ që gjendet në Klinë është kapluar nga zjarri. Ky është rasti i dytë brenda katër muajve ku objekte të Elkos përfshihen nga zjarri.

Pronari i ELKOS Group, Ramiz Kelmendi tha se nuk i duket normale kjo. Ai tha se ka kërkuar hetime edhe përmes kamerave nga policia për të parë nëse zjarri është vënë qëllimisht.

Isha për ta parë nga afër. Aty ishin policia, zjarrfikësit dhe e gjithë ekipa relevante. Dhanë mundësitë që kishin për mos ta lënë të zgjerohet zjarri por si duket është dëmtuar krejtësisht. Kërkova nga policia të hulumtojnë, të shikojnë kamera, të bëjnë hulumtime me të thella“, tha Kelmendi.

Teksa shtoi se nuk ka marrë asnjë kërcënim dhe nuk ka informata nëse zjarri mund të jetë i qëllimshëm.

Nuk është normale që të ndodhin dy zjarre njëra pas tjetrës. Unë nuk kam ndonjë kërcënim as nuk kamë ndonjë informatë, por kërkesa është që të hulumtohet me thellë“, përfundoi Kelemendi.

Një zjarr i madh në mars kishte përfshirë objektin e Elkos Center në Pejë. Aty tetë persona ishin helmuar nga tymi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat