​Kurti takoi emisarin gjerman, nuk dihet çka u diskutua

Aktuale

​Kurti takoi emisarin gjerman, nuk dihet çka u diskutua

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 19:48
Albin Kurti dhe Manuel Sarrazin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Takimi ishte planifikuar për në orën 21:30 por nga Kryeministria kanë njoftuar për ndryshim të agjendës.

Kjo zyrë ka theksuar se takimi tashmë është zhvilluar.

“Ju njoftojmë se për shkak të ndryshimeve në agjendë, takimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Emisarit të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i paralajmëruar të mbahej sonte në orën 21:30, tashmë është mbajtur dhe ka përfunduar në orët e para të mbrëmjes”, është bërë e ditur në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat