Haziri: Kurti ka agjendë të fshehur

Aktuale

Haziri: Kurti ka agjendë të fshehur

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 21:34
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka agjendë të fshehur.

Në emisionin Rubikon ai ka shtuar se në raport me dialogun me Serbinë, asnjë prej objektivave të Kurtit nuk kanë kaluar.

“Mosgjetja në këtë situatë të mirë edhe moskapitalizimi i këtij momentumi nga ana e qeverisë, por e kundërta e asaj ndodhi, ne na ka sjellë në këtë pikë që tani të themi është një mjegull politike e vështirë të largohet sepse krejt këtë e ka sjellë sipas krejt asaj që ne po e shohim një agjendë e fshehur e kryeministrit”, ka thënë Haziri.

Sipas tij, kjo agjendë e fshehur e Kurtit nuk po zbardhet në asnjë situatë të re apo të vjetër.

“Kryeministri ka dalë me vizion të tij, ka dalë me objektiva, ka dalë me disa propozime që i ka përmendur te opozita ose s’i ka përmendur. Në raport me dialogun, asnjë nuk ka kaluar sepse asnjë nuk është zbardhur deri në fund dhe me vetë faktin kur të tjerët presin shtensionim, ndodh tensionimi i situatës”, ka thënë Haziri.

Tutje, Haziri ka shtuar se gjatë Qeverisjes së Kurtit për dy vjet e gjysmë, shtatë kriza janë krijuar në veri të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat