Haziri: Kemi dal me një plan 7 pikësh, kryetari Abdixhiku ka filluar ta diskutojë këtë me grupe përtej partiake

Aktuale

Haziri: Kemi dal me një plan 7 pikësh, kryetari Abdixhiku ka filluar ta diskutojë këtë me grupe përtej partiake

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 21:50

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se “LDK dallon nga të gjithë të tjerët, LDK bën opozitë konstruktive”.

Haziri në Rubikon me Adriatik Kelmendin, tha se LDK-ja gjithmonë i ka pasur situatat e qarta nëpër të cilat po kalon vendi dhe gjithmonë ka dhënë rekomandime, zgjidhje për të dal nga krizat.

‘’Për dallim nga partitë tjera opozitare LDK-ja gjithherë ka pasur politika të qarta, rekomanduese, deri tek kjo e fundit e shtensionimit të situatës në veri. Kemi dal me një plan 7 pikësh. Kryetari Abdixhiku ka filluar ta diskutojë këtë me grupe përtej partiake. Dhe fazën e parë po e përfundojmë suksesshëm’’, ka thënë Haziri.

Sipas nënkryetarit të LDK-së sanksionet për Kosovën prekin jo vetëm politikën por dhe ekonominë; dhe se sipas Hazirit, marrëdhëniet me SHBA-në dhe BE-në e NATO-n duhet të përmirësohen sa më shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat