Haradinaj: Norvegjia ka luajtur rol të rëndësishëm në të gjitha fazat që ka kaluar Kosova

Aktuale

Haradinaj: Norvegjia ka luajtur rol të rëndësishëm në të gjitha fazat që ka kaluar Kosova

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 13:43
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl.

Haradinaj pas takimin me ambasadorin Grøndahl, ka thënë se Norvegjia ka dhënë kontribut të madh në të gjitha fazat nëpër të cilat ka kaluar Kosova. 

“Prita në takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, z. Jens Erik Grøndahl. Ambasadorit Grøndahl i shpreha mirënjohjen për përkrahjen e jashtëzakonshme që Norvegjia ka dhënë në të gjitha fazat e lirisë dhe të shtetndërtimit të Kosovës dhe për kontributin e tij në avancimin e raporteve mes dy vendeve tona”, ka thënë Haradinaj. 

Me këtë rast, Haradinaj i ka ndar edhe mirënjohjen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontributin e tij në Kosovë. 

“E falënderova për angazhimin e tij në Kosovë dhe i urova suksese në karrierën e tij të mëtejshme. Me këtë rast, në shenjë respekti për kontributin e tij, ambasadorit Grøndahl i ndava mirënjohjen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET””, është shprehur Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat