Selmanaj: Vetëvendosje mjet të angazhimit politik e ka propagandën e cila ka origjinë sllave

Aktuale

Selmanaj: Vetëvendosje mjet të angazhimit politik e ka propagandën e cila ka origjinë sllave

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 00:18
Driton Selmanaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj e ka cilësuar si tejet të vështirë situatën aktuale politike në vend.

Por që Selmanaj tha se si LDK po punojnë shumë që t’i bindin qytetarët që përballë e kanë një lëvizje politike e cila sipas tij, propagandën me origjinë sllave e ka mjet kryesor të angazhimit politik.

“Situata është tejet e vështirë por nuk është e pamundur dhe kjo na bënë neve optimistë që neve të punojmë shumë dhe t’i bindim njerëz ne kemi përballë një lëvizje politike e cila propagandën e ka mjet kryesor të angazhimit të vet politik. Dhe duhet thënë këtë propagandën si logjike të bërjes politikë, ose të them funksionimit në politikë është origjinë sllave, origjinën e ka te vendet sllave fatkeqësisht Rusinë dhe vendet përreth, satelitë të saj të cilat kanë.. them propagandën ku baza e asaj propagande është shpifja. Do me thënë, ndërto t’i shpifje dhe më pas lansoje atë si një diçka të vërtetë dhe pastaj zhvilloje industrinë që e ki të rrjeteve sociale, të cilat financohen nga ana e Lëvizjes Vetëvendojse, dhe më pas shpifjen fillo dikur besoje si të vërtetë”, tha Selmanaj.

Tutje ai tha se dëmet të cilat Lëvizja Vetëvendosje ia ka shkaktuar Kosovës me këtë mënyrë të të bërit politikë do të  kenë pasoja afatgjate për vendin.

“Të mos harrojmë akademia e shkencave të Serbisë e ka pasë këtë, fatkeqësisht kjo mënyrë si është konceptuar të sllavët është katapultuar në veprimin politik të Lëvizjes Vetëvendosje  dhe kjo është e tmerrshme për Kosovën. Dëmet që i ka shkaktu  kjo mënyrë e të bërit politikë, propagandën si mjet për realizimin e qëllimeve politike ka me lënë pasoja të gjata për Kosovën dhe beteja me këtë instrument nuk është e  lehtë, është bukur e vështirë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat