Policia publikon dokumentet e falsifikuara ku u përdorën emrat e zyrtarëve të lartë

Aktuale

Policia publikon dokumentet e falsifikuara ku u përdorën emrat e zyrtarëve të lartë

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 10:41
Policia

Policia e Kosovës ka publikuar dokumentet që u janë dërguar në emaile disa qytetarëve në emër të Policisë së Kosovës dhe EUROPOL-it.

Në komunikatën e lëshuar sot, Policia tha se dokumentet e dërguara nuk janë zyrtare, nuk përmbajnë formatin dhe shkrimin e zyrtarë të PDK-së dhe “nuk janë lëshuar nga adresat zyrtare të Policisë së Kosovës”.

“Siç e kemi theksuar në sqarimin e parë, tani edhe në sqarimin e dytë e ri-theksojmë se, në e-mailin dhe dokumentin e falsifikuar, janë përdorur emrat e zyrtarëve të lartë të PK-së dhe logot e ndryshme, por se ri potencojmë se nuk janë dokumente zyrtare, nuk përmbajnë formatin dhe shkrimin zyrtar të PK-së, si dhe nuk janë lëshuar nga adresat zyrtare të Policisë së Kosovës. Me qëllim që të sqarohet opinioni dhe personat të cilët mund të pranojnë ndonjë e-mail apo dokument të tillë, Policia e Kosovës i bën publike këtë dokument të falsifikuar dhe formën e e-malit po ashtu të falsifikuar, të cilat i gjeni të bashkangjitura, me qëllim që të mos krijojë shqetësime të panevojshme te qytetarët”, thuhet në njoftim.

Policia u bëri thirrje qytetarëve dhe të mos bien pre e dezinformatave apo mashtrimeve të tilla.

Në dokumentin e falsifikuar, pretendohet se emaili është dërguar me mandat të zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë në partneritet me Byronë Qendrore të EUROPOL-it në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat