PDK: Marrim pjesë në seancë, por s’votojmë ligje as marrëveshje ndërkombëtare

Aktuale

PDK: Marrim pjesë në seancë, por s’votojmë ligje as marrëveshje ndërkombëtare

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 11:04
Partia Demokratike e Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës do të marr pjesë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se do jenë pjesë e seancës së sotme, por se nuk do të marrin pjesë në votimin e ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Patjetër se do të marrim pjesë. Ne seancat nuk I bojkotojmë. Ne nuk do të marrim pjesë në votimin e ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare që i sjell qeveria. Ne nuk I bojkotojmë asnjëherë seancat plenare”, tha ai.

E lidhur me deklaratat se PDK do t’i bojkotojë seancat deri në shpërbërjen e Kuvendit, Tahiri tha se kanë qenë keqkuptime.

Ne seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës më 13 korrik të këtij viti pati përplasje fizike në mes të deputetëve dhe të ministrave.

Derisa kryeministri Kurti ishte duke folur në foltoren e Kuvendit ka shpërthyer dhuna.

Në fjalën e tij, Kurti ishte duke folur për policinë në Veri dhe për Milan Radojiçiq. Përleshja nisi kur deputetja e PDK-së Ganimete Musliu i vendosi një foto të Kurtit me hundë të gjatë. Më pas zëvendëskryeministri Besnik Bislimi doli dhe e hoqi fotografinë, gjë që çoi në reagimin e deputetit të PDK-së Mërgim Lushtaku, i cili i gjuajti me ujë kryeministrin Kurti. Më pas zëvendësi i tij Bislimi e gjuajti me shishe Lushtakun. Këtu reagoi ministri Hekuran Murati, i cili mori edhe disa goditje gjatë përleshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat