Brenda 2 javësh nis procesi i adaptimit të qenve endacakë, deri në 3 mijë euro gjoba për keqpërdoruesit

Aktuale

Brenda 2 javësh nis procesi i adaptimit të qenve endacakë, deri në 3 mijë euro gjoba për keqpërdoruesit

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 08:21
Qentë endacak

150 mijë euro është kostoja e subvencionimit të Komunës së Prishtinës për adoptimin e qenve endacakë. Këtë e ka bërë të ditur drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica.

Fushtica ka deklaruar se gjatë kësaj kohe është hartuar edhe draftkontrata për mënyrën e adaptimit të qenve dhe se brenda dy javësh pritet të fillojë ky proces.

Krahas kësaj, Fushtica thotë se janë parapa edhe gjoba për keqpërdoruesit, duke filluar nga 1 mijë deri në 3 mijë euro.

Ai thotë se në kontratë janë specifikuar edhe detajet e obligimeve që i merr Kryeqyteti edhe personi që e adapton kafshën.

“Në mbledhjen e Kuvendit të Kryeqytetit janë ndarë 150 mijë euro subvencionim të cilat parashihen për fillimin e projektit për adoptimin e qenve endacakë. Në ndërkohë, gjatë kësaj kohe ne e kemi hartuar edhe draftkontratën e që nënkupton që kontrata që do të bëhet për adoptimin e qenve të jetë sa më gjithëpërfshirëse që të mbrohen edhe kafshët nga abuzimi i llojllojshëm. Në kontratën që e kemi përgatit e që do të jetë e gatshme shpresoj shumë shpejt, janë të specifikuara të gjitha detajet se cilat janë obligimet që i merr Kryeqyteti por edhe personi që e adapton kafshën”, thotë Fushtica, teksa tregon se do të krijohet edhe një uebsajt për informimin e qytetarëve për këtë proces.

“Pretendojmë që brenda një jave ose dy të fillojë procesi i adaptimit. Ne jemi në pritje që edhe të fillojë të licencohet strehimorja që nuk është e Kryeqytetit e që nuk i licencojmë ne dhe nga aty mund të marrin t’i adaptojnë qenë dhe po ashtu do të hapim një uebfaqe ku do ta popullojmë me informata më të nevojshme se si është procesi i adaptimit, cilët janë qenë që mund të adaptohen e kështu më radhë. Qëllimi i këtij projekti është që të largohen qentë endacakë nga rruga dhe t’u u ofrohet siguri për qytetarët e Kryeqytetit”, thotë tutje Fushtica./EO/

Fushtica thotë se në kontratë janë paraparë edhe gjobat për keqpërdoruesit. Thotë se pas adaptimit të qenve, do të ketë edhe menaxher të kontratës për ta mbikëqyrur se si po trajtohen qentë nga qytetarët që i adaptojnë.

“Në çdo kontratë, në çdo projekt nuk mund të eliminohet qind për qind por çka duhet të them është që ne kemi parapa gjoba për keqpërdoruesit dhe gjobat do të jenë nga 1 mijë deri në 3 mijë euro. Ne e kemi parapa edhe mekanizmin e monitorimit të implementimit të kontratës, fillimisht do të ketë menaxher të kontratës që është normale por një vlerë e shtuar është se do t’i angazhojmë shoqatat për mbrojtjen e kafshëve që do t’i angazhojmë që edhe ato të blejnë inspektimin e implementimit të kontratës. Pra se si qytetari që e ka adaptuar një qen është duke i trajtuar qentë”, thotë ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat