Bleron Baraliu ‘godet’ pronarët e Klan Kosovës: Kjo gjë është e tmerrshme – ja çka kam dëgjuar për Devollët!

Aktuale

Bleron Baraliu ‘godet’ pronarët e Klan Kosovës: Kjo gjë është e tmerrshme – ja çka kam dëgjuar për Devollët!

Nga: A.M. Më: 30 korrik 2023 Në ora: 12:46
Analisti Bleron Braliu

Analisti Bleron Braliu ka komentuar sërish reagimet që po bëhen pas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), për ta refuzuar ankesën e Klan Kosovës për tërheqje të licencës së biznesit.

Ai në një postim në Facebook e konsideroi si të tmerrshme qasjen e Devollëve në biznes, derisa potencoi se do të mundohet të bojkotoj çdo gjë nga aktiviteti i tyre.

“Kam dëgjuar që dikush nga Devollët është vakcionuar në serbi, dhe rrjedhimisht duhet të ketë poseduar dokumente nga serbia.  Megjithëse e konsideroj të tmerrshme krejt qasjen e tyre të deritashme në biznes dhe mundohem të bojkotoj çdo gjë nga aktiviteti i tyre (si dhe Pacollit), uroj që kjo mos të jetë e vërtetë, sepse më vjen keq nëse një biznesmen shqiptar, i çfarëdo niveli qoftë, ende nuk ka turp të koketoj me serbi..”, shkroi ndër të tjera Baraliu, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Kam dëgjuar që dikush nga Devollët është vakcionuar në serbi, dhe rrjedhimisht duhet të ketë poseduar dokumente nga serbia.  Megjithëse e konsideroj të tmerrshme krejt qasjen e tyre të deritashme në biznes dhe mundohem të bojkotoj çdo gjë nga aktiviteti i tyre (si dhe Pacollit), uroj që kjo mos të jetë e vërtetë, sepse më vjen keq nëse një biznesmen shqiptar, i çfarëdo niveli qoftë, ende nuk ka turp të koketoj me serbi...

Sidoqoftë, desha të shtoj një kërkesë: të gjithë këta -- sidomos nga mediat simotra -- që po e mbrojnë verbërisht Klan Ks e nuk po e presin vendimin e gjykatës, dhe po përhapin propagandë se KlanKs ëshët mbyllur nga qeveria (kur në fakt është duke transmetuar rregullisht deri në vendim të gjykatës), nëse mbajnë dokumente të serbisë atëherë e kanë obligim moral të na tregojnë këtë konflikt interesi para se të moralizojnë se 'është në rregull me regjistrua biznes në Kosovë si shtetas serb nga KiM!'.  Uroj e shpresoj që asnjëri prej tyre nuk mban dokumente të tilla sikur pronari (fiktiv) i Klan Ks.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat