“Banale e tendencioze” – Zogiani përplaset me gazetarin në konferencë

Aktuale

“Banale e tendencioze” – Zogiani përplaset me gazetarin në konferencë

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 12:16
Avni Zogiani

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Avni Zogiani, humbi durimin derisa iu përgjigj një pyetje të zakonshme të gazetarit të T7.

Gazetari pyeti lidhur me rastet e keqpërdorimeve brenda Ministrisë së Infrastrukturës, për të cilat Zogiani tha se i ka evidentuar prej ardhjes së tij në detyrë disa muaj më parë.

“Që sa kohë jeni t’u u marrë sepse keni vetëm 3 muaj. Folët sikur të ishit prej fillimit. Thatë që në projekte të mëdha ka më pak transparencë. A mundësh pak ma konkretisht se po flisni pak si në ajër?”.

Këtu Zogiani tha se pyetja e gazetarit ishte “banale”.

 “Nuk e di a e ke pasë vëmendjen kur kam fol kam thënë ne, Ministria. Unë flas për ministrinë si ministri dhe natyrisht kur futem aty e marr dhe e studioj gjithë procesin dhe nuk merrem veç me kohën time dhe atë që është në tavolinë. Pra, kur them flas për Ministrinë çka ka bërë ajo prej fillimit, pra është si dilemë banale, me të thënë të drejtën, por po ta heqi. Ju thatë që ju po folni në ajër. 10 minuta ka folur ministri [Aliu] për një rast konkret  të pretendimit për krijimin e një termocentrali. Jemi duke folur konkretisht dhe po e injoron faktin që po flasim konkretisht për një projekt dhe po thua po flisni në ajër. Tendencioze, komplet tendencioze”.

Kur gazetarët reaguan për termin e përdorur nga zëvendësministri, Zogiani u arsyetua se po keqkuptohet.

“A ka mundësi me u përgjigj dhe mos me i përdor këto terma pezhorativë dhe me na ofendu. Po e keqkuptoni fjalën banale”, reagoi njëri prej gazetarëve.

“Nuk është pezhorativ termi banal. Po e keqkuptoni".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat