Haradinaj kujton heroinën Aze Brahimaj: Një nënë luftëtare si ajo, është unike në historinë tonë të re

Aktuale

Haradinaj kujton heroinën Aze Brahimaj: Një nënë luftëtare si ajo, është unike në historinë tonë të re

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 09:59
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroinën Aze Brahimaj në 25-vjetorin e përjetësimit.

Haradinaj po ashtu ka kujtuar edhe tre të tjerë të rënë me 3 gusht 1998.

“Në 25 – vjetorin e rënies, nderojmë heroizmin e nënës Aze, e gjithashtu sakrificën e nënës së saj Zize Syla dhe të rënëve të tjerë të 3 gushtit 1998, Idriz Gucati, Sejdi e Arif Kasumaj.”, ka thënë Haradinaj.

Postimi i plotë:

Në 25 – vjetorin e rënies, nderojmë heroizmin e nënës Aze, e gjithashtu sakrificën e nënës së saj Zize Syla dhe të rënëve të tjerë të 3 gushtit 1998, Idriz Gucati, Sejdi e Arif Kasumaj.

Një nënë luftëtare si ajo, është unike në historinë tonë të re dhe sot kur e kujtojmë me pietet, duhet të vëmë në pah se lavdia e UÇK-së nuk do ta kishte përmasën që e ka pa nënat tona të papërkulura. 

Trimëria, guximi dhe vendosmëria e saj deri në vetëmohim, e bën të veçantë dhe të paharruar në kujtimin e brezave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat