AUV-i: Në tregun e Kosovës nuk ka çipsa që përmbajnë substanca kancerogjene

Aktuale

AUV-i: Në tregun e Kosovës nuk ka çipsa që përmbajnë substanca kancerogjene

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 18:03
Foto ilustrim

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka konfirmuar se në tregun e Kosovës nuk ka çipsa nga prodhuesi serb, të cilët përmbajnë substanca kancerogjene.

Inspektorati Shtetëror i Kroacisë ka njoftuar sot se janë zbuluar substanca kancerogjene në disa produkte ushqimore serbe. Gjatë ditës së sotme në kufirin Kroaci-Serbi, një nivel i lartë i akrilamidit kancerogjen është gjetur në çipsa. Bëhet fjalë për prodhuesin Chips ëay d.o.o. nga Çaçaku – Chips Bits & Byte Paprika 150 g.

Nga AUV-i kanë thënë për Telegrafin se nuk ka dyshime për produktet që eventualisht ende mund të ketë në treg nga ky prodhues për shkak se nga qershori nuk është lejuar asnjë import nga Serbia.

“Në momentin që pranohet informim zyrtar nga RASFF, inspektorati i AUV-it është i gatshëm për veprim. Me informatat e deritanishme nuk ka dyshime për produktet që eventualisht ende mund të ketë në treg nga ky prodhues për shkak se: nga data 14/06/2023 sipas urdhrit nuk është lejuar asnjë import i produkteve me origjinë nga Serbia, urdhër i cili është ende në fuqi”, ka deklaruar zëdhënësi i këtij institucioni, Lamir Thaçi.

Në anën tjetër, ai ka bërë të ditur se importi i fundit me produkte nga ky prodhues është realizuar me datën 29 prill të këtij viti.

“Ndërsa, notifikimi për produkte të kontaminuar është pranuar me 02-08-2023 16:17:39, të cilat kanë datë prodhimi pas datës kur është importuar ngarkesa e fundit”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se brenda këtij viti, në të dhënët e sistemit të AUV-së janë realizuar vetëm tri importe nga prodhuesi në fjalë nga një importues i vetëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat