Pas dorëheqjes, Mehaj shkon për vizitë në Prekaz: Rruga jonë drejt së ardhmes nisë nga Jasharajt

Aktuale

Pas dorëheqjes, Mehaj shkon për vizitë në Prekaz: Rruga jonë drejt së ardhmes nisë nga Jasharajt

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 21:22
Armend Mehaj

Pasi dha dorëheqje nga pozita e tij si ministër në Ministrinë e Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shkuar për vizitë në Prekaz, te kompleksi “Adem Jashari”.

Siç ka njoftuar vetë ai, në këtë vizitë ishte i shoqëruar nga tashmë ministri i ri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

“Prekazi është vendi ku janë vënë themelet e ushtrisë sonë, komandanti legjendar Adem Jashari do të mbetët përherë komandanti i cili i prinë ushtrisë sonë, na prinë neve dhe i prinë popullit në idealet që kemi”, theksoi Mehaj në Facebook.

“Rruga jonë drejt së ardhmes nisë nga Jasharajt e Prekazit”, tha tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat