Qeveria me projekt-udhëzim, u ndalohet pjesëmarrja fëmijëve në klubet e natës

Aktuale

Qeveria me projekt-udhëzim, u ndalohet pjesëmarrja fëmijëve në klubet e natës

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 11:02
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka miratuar një projekt-udhëzimit administrativ për masat e duhura parandaluese e mbrojtëse për ndalimin e pjesëmarrjes së fëmijëve në klubet e natës dhe hapësirat e tjera të ngjashme.

Kryeministri Albin Kurti tha se kjo buron nga Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve për të mirën e fëmijëve dhe se ai synohet të realizohet përmes policisë, shërbimeve sociale, prindërve e kujdestarëve.

“Ky projekt-udhëzim administrativ buron nga Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe është hartuar në frymën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut me qëllim të mbrojtjes së fëmijëve nga pjesëmarrja në klubet e natës dhe hapësirat e tjera të ngjashme dhe se do të mund të cenojnë jetën, dinjitetin, mirëqenien dhe interesin më të mirë të fëmijëve”.

“Po e bëjmë këtë projekt-udhëzim administrativ dhe kjo synohet të arrihet përmes krijimit të mekanizmave dhe ndarjes së përgjegjësive e obligimeve ndërmjet policisë, shërbimeve sociale, si dhe autoriteteve publike e prindërve, kujdestarëve, pronarëve të bizneseve e personave përgjegjës si palë të treta me ndikim në situata të cilat rregullohen nga ky projekt-udhëzim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat