Gashi thotë se LDK-ja do të kërkojë Komision Hetimor për rezervat shtetërore: Prokuroria të nis hetimet

Aktuale

Gashi thotë se LDK-ja do të kërkojë Komision Hetimor për rezervat shtetërore: Prokuroria të nis hetimet

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 11:09
Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi tha se në seancën e parë në sesionin vjeshtor do të kërkojnë Komision Hetimor për rezervat shtetërore.

Gashi tha se kjo do të bëhet me qëllim që të dihet se si është menaxhuar dhe nga kush rezerva shtetërore. Sipas tij, e vërteta është zgjidhja e duhur në këtë rast.

Sipas tij, për rezervën shtetërore dhe keqpërdorimet e mundshme duhet hetime serioze. Gashi tha se duhet që të ketë edhe hetime penale nga Prokuroria e Shtetit.

“Po jetojmë në një kohë kur kriza po e mbulon krizën, dështimi po e mbulon dështimin dhe shkelja kushtetuese po e mbulon atë paraprake, dhe kur shkelja e ligjit po e mbulon shkeljen paraprake dhe çdo gjë përcillet me afera. Qytetarët kanë nevojë që të dinë të vërtetat. E vërteta është zgjidhja e duhur dhe pikënisja për gjithçka”.

“Keqpërdorimet dhe abuzimet me rezervat shtetërore, pikërisht me produktet esenciale kërkojnë qasje hetimore serioze dhe përmbajtjesore, prandaj në emër të GP të LDK-së, në mbledhjen e parë të sesionit të vjeshtës do të kërkojë që të formohet një Komision Hetimor për të hetuar keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore”, tha më tutje ai.

“Përveç hetimeve penale që duhet t’i bëjë Prokuroria e Shtetit, ne mendojmë që duhet të ketë edhe hetim parlamentar për të parë nga afër sa janë respektuar ligjet dhe procedurat për rezervat shtratore”, tha ndër të tjera ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat