Gashi kërkon që Kosovës t’i hiqen menjëherë sanksionet

Aktuale

Gashi kërkon që Kosovës t’i hiqen menjëherë sanksionet

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 11:24
Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka kërkuar heqjen e menjëhershme të sanksioneve të ndërkombëtareve ndaj Kosovës. Ai tha se Kosova nuk duhet që të jetë nën sanksione ndërkombëtare.

Sipas Gashit, kryeministri Albin Kurti i ka bërë të gjitha lëshimet por ende nuk i janë hequr Kosovës sanksionet.

“Kosovës t’i hiqen menjëherë sanksionet. Kosova nuk duhet që të jetë në sanksione ndërkombëtare. Është gabim strategjik dhe politik”.

“Kryeministri Kurti ka menduar që këto punë janë hajgare. Është vështirë me ardhë deri të sanksionet por është edhe më e vështirë me ardhë deri tek heqja e sanksioneve. Tash edhe i ka ba krejt lëshimet edhe i ka sanksionet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat