Qeveria ndan mbi 250 mijë euro për librat e nxënësve në Kosovë Lindore

Aktuale

Qeveria ndan mbi 250 mijë euro për librat e nxënësve në Kosovë Lindore

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 11:25
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete buxhetore për tekstet shkollore në gjuhën shqipe.

Ato u ndanë për nxënësit e shkollave fillore në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc në vlerë prej mbi 250 mijë euro.

“Ndihma jonë për bashkëkombasit tanë është jo vetëm nevojë por edhe obligim i yni, që të mbrojmë të drejtat e tyre elementare”, tha kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Kërkesa e Këshillit Kombëtar Shqiptar, u votua unanimisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat