Infermieri i reagon ministrit Vitia: Nuk mundem të të quaj i nderuar më

Aktuale

Infermieri i reagon ministrit Vitia: Nuk mundem të të quaj i nderuar më

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 14:50
Enlirat Duraku

Enlirat Duraku, anëtar i Kuvendit të Odës së Infermierëve të Kosovës i ka reaguar ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia pasi ky i fundit ka thënë se ka qenë i rregullt procesi për pranimin e infermierëve në QKUK.

Duraku përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka publikuar një e-mail.

Të njejtin ai ua kishte dërguar ministrit Vitia dhe Komisionit për Ankesa në QKUK, për parregullsitë në këtë proces.

Ai ka thënë se po refuzohen edhe ankesat e kandidatëve, duke e quajtur konkursin për pranimin e tyre si “të manipuluar dhe të padrejtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat