“Nga sot Dukagjin Nikollaj - Duka ka Avokat”/ Tomë Gashi merr nën mbrojtje të dyshuarin për sulmin në Bonvivant

Aktuale

“Nga sot Dukagjin Nikollaj - Duka ka Avokat”/ Tomë Gashi merr nën mbrojtje të dyshuarin për sulmin në Bonvivant

Nga: M.L. Më: 9 gusht 2023 Në ora: 15:17
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi ka njoftuar se ka marr nën mbrojtje të dyshuarin kryesor për përfshirjen në sulmin me armë zjarri në lokalin Bonvivant këtë lokal, Dukagjin Nikollaj, i njohur me nofkën “Duka”.

Nëpërmjet një njoftimi në Facebook Gashi ka shkruar se për mbrojtjen e të dyshuarit është autorizuar nga nëna e këtij të fundit.

“Nga sot Dukagjin Nikollaj - Duka ka Avokat.

Incizimet pamje kanë…!

Faktet askush mos të guxoje t’i ndryshojë - ligji do të veprojë dhe secili do të përgjigjet për atë që ka bërë!” shkruan avokati Gashi.

Ndryshe, të premten Kosova u trondit nga një gjuajtje me armë zjarri që ndodhi në qendër të Prishtinës.

Aty mbeti i vrarë një person, u plagosën disa të tjerë, e më shumë se 15 persona mbetën të lënduar nga shishet e qelqit.

I dyshuari Dukagjin Nikollaj i njohur me nofkën “Duka” që nga ajo natë ende nuk është kapur nga Policia e Kosovës dhe ndodhet në arrati.

Në anën tjetër paraburgimi është caktuar për tre të dyshuarit e tjerë: Andi Pajaziti i njohur si “italiani”, Hisni Gecaj dhe Gëzim Zakuti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat