I riu nga Vlora rendit Adem Jasharin ndër figurat kryesore të historisë shqiptare

Aktuale

I riu nga Vlora rendit Adem Jasharin ndër figurat kryesore të historisë shqiptare

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 16:51
Figurat kryesore të historisë shqiptare

I riu nga qyteti i Vlorës në Shqipëri, Bledar Cakalli, e ka renditur komandantin legjendar Adem Jashari ndër figurat kyçe të historisë shqiptare.

Përmes një postimi në Facebook, Cakalli e ka postuar një fotografi ku e ka skicuar figurën e Adem Jasharit, Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, Isa Boletinit, Ismail Qemalit e Muharrem Rushitit të Çamërisë.

Ndërsa në mbishkrimin e këtij postimi ka shkruar “Besoj që ka ardhur momenti që historinë e shqiptarëve me e tregu ne rrugicat e Evropës.

E vështirë por jo e pamundur”, ka shkruar i riu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat