Kamberi: Për nxënësit e Luginës po vazhdon të përkujdeset Qeveria e Kosovës

Aktuale

Kamberi: Për nxënësit e Luginës po vazhdon të përkujdeset Qeveria e Kosovës

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 16:53
Shaip Kamberi

Deputeti shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mbi 250 mijë eurove për pajisje me tekste mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit e Luginës së Preshevës.

Shaipi tha se me këtë vendim Qeveria u ka mundësuar gjithë nxënësve paisjen me tekste mësimore dhe në anën tjetër i ka kursyer prindërit e tyre nga shpenzimet.

“Me Vendimin për ndarjen e 254,562.30 € për pajisje me tekste mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë që vijojnë mësimin në gjuhën shqipe në shkollat fillore, në Luginë të Preshevës, Qeveria e Republikës së Kosovës po vazhdon angazhimin për Luginën.

Me këtë Vendim, Qeveria i ka mundësuar të gjithë nxënësve paisjen me tekste shkollore pa pagesë e në të njejtën kohë i ka kursyer prindërit e tyre nga shpenzimet.Ndihmat konkrete si këto duhet të vazhdojnë. Njejt sikur edhe koordinimi me Prishtinën e Tiranën”, ka shkruar Kamberi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat