Ky është polici që dyshohet se goditi me veturë një të mitur në Gjilan

Aktuale

Ky është polici që dyshohet se goditi me veturë një të mitur në Gjilan

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 17:06
Ilustrim

Të martën në Gjilan ka ndodhur një aksident trafiku, që dyshohet se u shkaktua nga një zyrtar policor, i cili ka goditur një vajzë të mitur që ishte duke lëvizur me trotinet.

Pasi viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spital, lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Inspektorati Policor i Kosovës.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për zyrtarin policor Jeton Ramadani, i cili pritet të suspendohet nga puna, nën dyshimet për veprën “Rrezikimi i trafikut publik”.

Në vendin e ngjarjes, hetuesit e IPK-së kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë nisur hetimet ndaj policit të dyshuar.

Ndryshe, rastin mbrëmë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Me datën 08.08.2023 rreth orës 14:00 Polica e Kosovës në Gjilan është informuar se ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Hetues policor nga njësiti rajonal i komunikacionit rrugor me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se deri te aksidenti ka ardhur kur një veture zyrtare e Policisë së Kosovës dyshohet se ka aksidentuar një të mitur me trotinet. Viktima me urgjencë është dërguar në Spitalin rajonal në Gjilan dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë”, tha Hashani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat