Haxhi Shala jep detaje: Radomiroviq ishte pjesë e ushtrisë serbe, Kurti s’është dashur ta emëroj zëvëndësministër

Aktuale

Haxhi Shala jep detaje: Radomiroviq ishte pjesë e ushtrisë serbe, Kurti s’është dashur ta emëroj zëvëndësministër

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 17:35
Haxhi Shala

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti nuk do duhej t’a emëronte zëvëndësministrin për Komunitete dhe Kthim, Radojica Radomiroviq pas pjesëmarrjes së tij në luftën e fundit në Kosovë, ka vlerësuar Haxhi Shala nga radhët e AAK-së.

Ai ka deklaruar se Radomiroviq do duhet të shkarkohet menjëherë dhe se Kurti ishte nxituar me një veprim të tillë.

“Nuk është argument i mjaftueshëm sepse vet Milloshi ska marrë pjesë por ka urdhëruar…në momentin që doli ajo, Kryeminsitri do duhej t’a shkarkonte. Kryeministri nuk do duhej ta emëronte fare, se çka bën tani ka pak rëndësi. Kjo tregon se ai nuk është i gatshëm, tregon se vetëm ku ta gjejë një serb ta emëroj diku në institucione”, ka deklaruar ai.

Tutje, Shala ka vlerësuar se një emërim i tillë nuk do ishte në dobi të FSK-së, as të vendit apo në raportet ndërkombëtare.

“Kryeminsitri është ngutur me këtë vendim. Mirë do ishte të shfrytëzohet mekanimizmi i Vetting-ut në këtë rast…Kryeministri do duhej ta shkarkonte sepse jam i bindur që nuk i jep nder as FSK-së, as vendit e as raporteve ndërkombëtare, as ndërkombëtarët nuk i duan këta njerëz brenda institucioneve”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, në media është raportuar se Radomiroviq kishte qenë pjesë e ushtrisë serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Qeveria i ka mohuar pretendimet e tilla duke deklaruar se Radomiroviq kishte qenë pjesë e stafit civil.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat