Burri ia dëmton gruas pasaportën amerikane në Fushë Kosovë

Aktuale

Burri ia dëmton gruas pasaportën amerikane në Fushë Kosovë

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 11:46
Foto ilustrim

Një femër ka raportuar se më datën 03.08.2023 rreth orës 10:30 bashkëshorti i saj ia ka dëmtuar pasaportën dhe ID të lëshuara nga shteti Amerikan, në Fushë Kosovë.

Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se ankuesja ka potencuar se i dyshuari pa pëlqimin e saj ia ka marrë veturën e saj me targa të huaja dhe ia ka ndaluar që të ketë qasje në kartelat bankare të cilat i kanë të përbashkëta.

“Fushë Kosovë,  03.08.2023 – 10:30. Ankuesja femër kosovare me 09.08.2023 ka raportuar se me datën e cekur,  i dyshuari kosovar, bashkëshorti i saj, ia ka dëmtuar pasaportën dhe ID të lëshuara nga shteti Amerikan. Po ashtu ankuesja ka potencuar se i dyshuari pa pëlqimin e saj ia ka marrë veturën e saj me targa të huaja dhe ia ka ndaluar që të ketë qasje në kartelat bankare të cilat i kanë të përbashkëta”, thuhet në raport.

Ndërkaq, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat