Vetëvendosja përshëndetet me Mehajn, e falënderon për angazhimin

Aktuale

Vetëvendosja përshëndetet me Mehajn, e falënderon për angazhimin

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 13:37
Armend Mehaj

Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar një takim falënderues dhe përshëndetës me ish-ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Ata kanë falënderuar për angazhimin e tij gjatë këtyre dy viteve.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! falenderon punën, angazhimin dhe të arriturat e ish-ministrit Mehaj, i cili me vullnetin e hekurt dhe punën e përbashkët ekipore, gjatë këtyre dy viteve e gjysmë mandat pothuajse ka dyfishuar numri i ushtarëve, duke iu shtuar radhëve të FSK-së edhe 2240 të rinj e të reja, ka investuar në përgatitjen profesionale të ushtarakëve, janë shkolluar 90 oficerë në Akademinë tonë të Mbrojtjes dhe në akademitë ushtarake më prestigjioze në botë, ndërkohë që janë trajnuar mbi 3000 oficerë.”

Kryeministri i Kosovës, njëherësh edhe kryetar i kësaj partie, Albin Kurti theksoi edhe një herë angazhimin e Mehajt për ngritjen e kapaciteteve ushtarake.

Angazhimin e tij, Vetëvendosja e ka cilësuar si një kujtesë se mërgata asnjëherë nuk e harron atdheun.

“Angazhimi i ish-ministrit Mehaj dëshmoi edhe njëherë se mërgata asnjëherë nuk e harron atdheun. Dhe se, gjithmonë e pakursyer është e gatshme të kontribuoj, jo vetëm financiarisht, ashtu siç ka vepruar çdoherë, por edhe profesionalisht.” thuhej në postim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat