​35 të burgosur pranojnë certifikata për aftësim profesional

Aktuale

​35 të burgosur pranojnë certifikata për aftësim profesional

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 14:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Në Qendrën Korrektuese të Dubravës janë shpërndarë certifikata për aftësim profesional për 35 të burgosur. Aftësimi përfshinë sektorin e ndërtimtarisë, automekanik e instalues të ngrohjes dhe pritet t’u ndihmojë të burgosurit të integrohen më lehtë në tregun e punës pas lirimit.

Certifikatat e aftësimit profesional do t’u ofrojnë të burgosurve mundësi për një të ardhme më të mirë dhe do të ndihmojnë në zvogëlimin e ndikimit të krimit në shoqëri, ka njoftuar Ministria e Drejtësisë.

Ato janë ndarë nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe zëvendësuesi i drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani./kp

“Kjo përpjekje për të ofruar mundësi për të përfituar njohuri dhe aftësi të reja është një hap drejt ri integrimit të tyre në shoqëri dhe një kontribut i rëndësishëm për të shmangur përsëritjen e veprave penale”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat