Guri i Nënës Pashkë vazhdon të qëndrojë në Kompleksin e Mejës

Aktuale

Guri i Nënës Pashkë vazhdon të qëndrojë në Kompleksin e Mejës

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 21:00
Guri i Nënë Pashkës

U largua nga vendi ku ishte për gati 2 dekada, përfundoi në mbeturina e më pas në Kompleksin Memorial të Mejës.

Rruga e gurit të Nënës Pashkë, aktualisht përfundon në lokacion e fundit.

Fati i tij, pritet që përfundimisht të përcaktohet nga një komision i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Gjakovë.

“Guri i nënës Pashkë, fillimisht do të inventarizohet nga komisioni i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK) Gjakovë. Ma pas në bazë të ekspertëve të QRTK-Gjakovë do të vendoset për hapat e mëtejmë, gjë për të cilën publiku do të informohet.”

Por, nga familja e Nënës Pashkë, thonë se askush nga institucionet nuk i ka kontaktuar, coftë edhe për ti informuar për hapat e mëtutjeshme, tek shtojnë se lënja në kompleks për një kohë të gjatë, nuk po u duket si hap i mirë.

“Guri i nënës pashkë është ende në kompleksin memorial në Meje, aty ku është vendos atë ditë që është marr nga mbeturinat, nuk jam kontaktu nga institucionet se cka është duke u vepruar në lidhje me gurin, nuk na ka kontaktuar askush, nuk kish qenë mirë me mbet aty, kishte me qenë mirë që ti gjendet një zgjidhje, e të mos mbetet i rrokullisur ashtu sic është tani në Mejë, kudo që të vendoset është mirë që të vendoset dhe të hiqet brenda e familjes që kemi.”, ka thënë Liridon Marku, nipi i Nënës Pashkë.

Guri i Nënës Pashkë, nënës që dogji veten disa ditë pasi varrosi dy djemtë që i vranë gjatë luftës, u largua nga pronari i parcelës, dhe u la në mbeturina, ndonëse i njëjti gjatë 2004 ishte pajtuar që ai të vendoset aty.

Ky veprim nxiti reagime të ashpra, teksa mosveprimet e institucioneve për të mos ruajtur dëshmitë që lidhen me krimet e luftës, u kritikua edhe nga organizatat e shoqërisë civile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat