Kërkoi ndihmë e gjeti dhunë, rrëfimi shokues i babait të vajzës nga Podujeva

Aktuale

Kërkoi ndihmë e gjeti dhunë, rrëfimi shokues i babait të vajzës nga Podujeva

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 21:24
Fëmija

Edhe një tjetër rast i dhunës, i shkaktuar nga një lokoped në Podujevë, ka tronditur vendin.

Imazhet e vajzës së vogël të keqtrajtuar u shpërndan shpejtë në rrjetet sociale.

Për dhunën që e përjetoi vajza e tij katër vjeçare, Ramiz Sadiku, ka rrëfyer ekzkluzivisht për Kanal 10.

Babai thotë se vazja ishte trajtuar në atë klinikë për vetëm katër ditë, por që shenjat e dhunës shfaqëshin çdo ditë e më shumë.

4 vjeçarja kishte filluar të shprehte agresivitet, e që për prindërit nuk ishte veti e zakonshme, për çka edhe lindën dyshimet për keqtrajtim.

Pas kësaj, Sadiku thotë se kishte kontaktuar logopedin, e ky i fundit madje e kishte pranuar fajin.

Ndërkaq gazetari i shëndetësisë, Bujar Vitija, ka thënë se nuk është e mjaftueshme që këta logoped të papërgjegjshëm vetëm të arrestohen por t’iu mirret licenca e punës.

Derisa tha se para pak muajve ka ndodhur një rast i njejtë ku logopedi ka ushtruar dhunë ndaj një të miture dhe pas një kohe është liruar dhe e vazhdon punën rregullisht.

 4-vjeçarja është me aftësi të kufizuara. Ajo nuk dëgjon mirë dhe ka një implant koklear. E njejta tashmë është duke u marr trajtim nga psikolog specialist pas traumës që ka kaluar.

Policia e Kosovës kishte njoftuar të hënën për rastin në fjalë, duke vepruar me shpejtësi.

Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ndaj vajzës së saj të mitur ishte ushtruar dhunë fizike (kapur për flokësh)  nga logopedi,  i dyshuari mashkull kosovar ku ishte duke u trajtuar viktima. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat