Bien dukshëm pritjet nëpër kufij

Aktuale

Bien dukshëm pritjet nëpër kufij

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 22:06
Foto ilustrim

Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova kanë rënë dukshëm.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të mëdha janë te Dheu i Bardhë, ku mërgimtarëve iu duhet të presin deri në 50 minuta për të dalë nga Kosova.

Pritje deri në gjysmë ore ka edhe në Merdarë, ndërsa në Muçibabë ato zgjasin deri në 15 minuta.

Kurse, në pikat e tjera kufitare, pritjet nuk zgjasin më shumë se deri në 15 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat