Vetëvendosje pret që Besnik Mujeci, të dorëzojë mandatin e asamblistit

Aktuale

Vetëvendosje pret që Besnik Mujeci, të dorëzojë mandatin e asamblistit

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 23:51
Besnik Mujeci

Lëvizja Vetëvendosje sot e ka përjashtuar nga partia asamblistin, Besnik Mujeci, i cili u arrestua në Tiranë nën dyshimin për trafikim droge.

Kryetari i Grupit të Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla, tha në RTK, se përjashtimi i Mujecit nga LVV, është një standard në skenën politike në Kosovë, pasi që ky i fundit dyshohet për vepra penale.

Sveçla tha se pret nga Besnik Mujeci, të dorëzojë mandatin e tij që e ka në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Derisa, pas dorëheqjes së tij, do të zëvendësohet nga një asamblist tjetër i LVV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat