Arifi për Mujecin: Do të duhej të ishte veprim individual, por VV-ja i akuzonte partitë

Aktuale

Arifi për Mujecin: Do të duhej të ishte veprim individual, por VV-ja i akuzonte partitë

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 00:07
Avni Arifi

Asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje Besnik Mujeci, është prangos në Shqipëri si i dyshuar për trafikim me narkotikë.

Atij dhe personave të tjerë të përfshirë në rast, iu gjetën hiç më pak se 10 mijë doza drogë, të llojit “Ekstazi”.

E për këtë ka folur edhe ish-ambasadori Avni Arifi.

Arifi tha në Edicionin Special se Lëvizja Vetëvendosje ka shitur aq shumë moral.

Qysh mundet vëlla njeri me u gjetur në drogë. Dhe atë Louis Vuitton drogë”, tha Arifi.

Ai shtoi se në kushte normale ky rast do të duhej të ishte veprim individual.

Por, sipas tij LVV-ja e ka instaluar një kulturë, ku i kishte akuzuar të gjitha partitë e tjera për krim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat