Gruda për ministren Haxhiu: Ajo nuk e di cili është roli i saj në qeveri

Aktuale

Gruda për ministren Haxhiu: Ajo nuk e di cili është roli i saj në qeveri

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 10:28
Përparim Gruda

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në PDK-së, Përparim Gruda, e ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun, për një intervistë që e ka dhënë kjo e fundit në Kohavision.

Në llogarinë e tij në Facebook, Gurda ka thënë se Haxhiu nuk e di se cili është roli i saj në Qeverinë e Kosovës.

“Mbrëmë në ‘Interaktiv’ të KTV-së, Ministrja e Drejtësisë pati një intervistë absolutisht skandaloze. Ja disa nga gjërat absurde që tha ajo në këtë intervistë: 1. Akuza drejt Prokurorisë: ‘S’po kanë çka t’i bëjnë Kurtin, po merren me Berishajn e Krasniqin’. 2. Gjykata Kushtetuese po i pengon reformat në drejtësi. 3. Lista Serbe ka shumë incizime të opozitarëve, por nuk i nxjerrin”, ka shkruar ai.

Sipas tij, në asnjë vend normal demokratik nuk mund të gjendet kurrë një Ministre e Drejtësisë që flet me këtë gjuhë.

“Është e pabesueshme mungesa e profesionalizmit në këtë shkallë. Ajo nuk e di cili është roli i saj në Qeveri”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat