Mazreku: Urgjente të obligohet sigurimi i punëtorëve në ndërtimtari

Aktuale

Mazreku: Urgjente të obligohet sigurimi i punëtorëve në ndërtimtari

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 10:41
Sami Mazreku

Viteve të fundit disa punëtorë në Kosovë kanë humbur jetën në vendet e tyre të punës. Një punëtor ka humbur jetën ditën e hënë në Prishtinë, punëtori ka rënë nga një lartësi, derisa ishte duke punuar.

Drejtori i Byrosë  Kosovare të Sigurimit (BKS), Sami Mazreku, tha se mungesa e sigurimeve të detyrueshme në vendet e punës në Kosovë është një problem që mund të zgjidhet shumë lehtë, por duhet vendosmëri nga ana e institucioneve të Kosovës.

Mazreku tha se sigurimi i punëtorëve duhet të obligohet me ligj dhe akte tjera.

Ai bëri me dije se më parë ka dorëzuar letra tek kryetarët e komunave të Kosovës, që në kuadër të lejës ndërtimore që e lëshojnë për kompanitë e ndërtimit, ato të obligohen edhe të blejnë një policë të sigurimit për punëtorë, që do të ishte një garancion për sigurinë e punëtorëve.

Drejtori Mazreku bëri me dije se është i gatshëm të diskutojë për akterët institucional që të gjejë zgjidhje për punëtorët në sektorin e ndërtimtarisë që ata të jenë të siguruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat