Haradinaj kërkon reagim të Kurtit: Bëhu i gjallë, a je me Prokurorin, a me Mujecin?

Aktuale

Haradinaj kërkon reagim të Kurtit: Bëhu i gjallë, a je me Prokurorin, a me Mujecin?

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 10:42
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar për arrestimin e asambleistet të VV’së, Besnik Mujecit i cili u kap me drogë në Shqipëri.

Haradinaj përmes një shkrimi në “Facebook” ka kërkuar një reagim edhe nga kryeministri Kurti, i cili deri më tash nuk ka thënë asgjë në lidhje me rastin.

“Albin, a je me prokurorin a me Mujecin? Bëhu i gjallë”, shkroi Haradinaj.

Kujtojmë se, Besnik Mujeci u arrestuar të martën nga Policia e Shqipërisë nën dyshimin për posedim të drogës.

Grupi ku bënte pjesë Mujeci u kap me mbi 11 mijë doza ekstazi me vlerë rreth 400 mijë euro.

“Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “PUNISHER 2”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit: Mithat Ramadani 30 vjeç, Besnik Mujeci, 40 vjeç, të dy banues në Prishtinë, si dhe Kalem Picari, 24 vjeç, Ambra Myftari 28 vjeçe, dhe Daniel Avdija 26 vjeç, të tre banues në Tiranë.” – njoftoi Policia e Shtetit.

“Shtetasit e arrestuar janë lokalizuar në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri”, së bashku me dërgesën me lëndë të dyshuar narkotike, prej 11300 tabletash ekstazi MDMA, me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro.” – bëri të ditur Policia e Shqipërisë.

Kapja e Mujecit me drogët u bë temë kryesore, duke nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.

Menjëherë pas arrestimit të tij, Vetëvendosjes mori vendim për shkarkimin e tij nga të gjitha pozitat brenda partisë.

Në anën tjetër, partitë opozitare në Kosovë kanë kërkuar hetim më të gjerë për këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat