Miftaraj: Qeveria po ndërhyn në pavarësinë e gjyqësorit dhe Gjykatës Kushtetuese

Aktuale

Miftaraj: Qeveria po ndërhyn në pavarësinë e gjyqësorit dhe Gjykatës Kushtetuese

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 11:55
Ehat Miftaraj

Drejtori ekzekutiv i Instituti të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka thënë se Qeveria po ndërhyjnë në punën e pavarësinë e gjyqësorit dhe Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, për këtë çështje partia në pushtet reagonte për raste të tilla, por tash thotë se kjo është bërë normale.

“Para disa viteve kemi reagu ne rastet kur politika permes deklaratave politike ka cenuar pavaresine e sistemit gjyqesor, prokurorial apo te Gjykates Kushtetuese.

Dy vitet e fundit edhe reagimit i ka humbur kuptimi. Eshte e pamundur me ndjek kete qeveri me reagime sa shpesh nderhyjne ne pavaresine e gjyqesorit te rregullte dhe Gjykates Kushtetuese.

Sidoqofte, me krejte te metat qe ka gjyqesori i rregullte dhe Gjykata Kushtetuese me plote te drejte dhe ne menyre profesionale Gjykata Kushtetuese po e mbron Kushtetuten dhe strukturen e shtetit. Pushteti eshte i perkohshem, shteti dhe vlerat qe i garanton Kushtetuta duhet mbrojtur”, shkruan Mifataraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat