Trimi me parullë të re para zyrave të LVV’së: “Barazi, Drejtësi, Ekstazi”

Aktuale

Trimi me parullë të re para zyrave të LVV’së: “Barazi, Drejtësi, Ekstazi”

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 13:32
Kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, Trim Syla

Kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, Trim Syla, sot, përmes aktivitetit të tij të njohur tashmë, “Trimi me Parullë”, ka realizuar një tjetër aktivitet në lidhje arrestimin e asamblistit të Vetëvendosjes me 11.300 doza substancë narkotike, të llojit ekstazi, në vlerë mbi 400 mijë euro.

Në parullën e tij, Trimi ka shkruar: Drejtësi! Barazi! Ekstazi!

Ndryshe, një aksion i djeshëm i policisë së Shqipërisë, i emërtuar “Punisher 2”, përfundoi me arrestimin e 5 personave, në mesin e tyre ishte i asamblistit i Vetëvendosjes në Prishtinë, Besnik Mujecin.

Përpos Mujecit të arrestuar ishin edhe Mithat Ramadani (30), banues në Prishtinë dhe Kalem Picari, (24 vjeç), Ambra Myftari (28), dhe Daniel Avdija (26), të tre banues në Tiranë.

Sipas Policisë, shtetasit e arrestuar janë lokalizuar në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri”, së bashku me dërgesën me lëndë të dyshuar narkotike, prej 11,300 tabletash ekstazi MDMA, vlerë tregu rreth 400 mijë euro.

Pas arrestimit dje, Mujeci u përjashtua nga LVV’ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat