Vrasja në Klinë: Prokuroria kërkon masën e paraburgimit për Tush Frrokajn

Aktuale

Vrasja në Klinë: Prokuroria kërkon masën e paraburgimit për Tush Frrokajn

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 16:55
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë kërkesë për caktim të masës së paraburgimit ndaj Tush Frrokajt, i dyshuar për vrasjen e një personi brenda një lokali në Klinë.

Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë, njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbahet seanca e procedurës paraprake, ku do të shqyrtohet edhe kërkesa e prokurorisë për masën e paraburgimit për të dyshuarin.

“Prokurori i shtetit ka dorëzuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në departamentin për krime të rënda. Njëkohësisht, gjatë ditës së sotme do të mbahet seanca e procedurës paraprake, ku do të shqyrtohet kjo kërkesë ndaj personit të pandehur, Tush Frrokaj”, ka thënë Nikçi.

Ngjarja e cila tronditi qytetin e Klinës dhe në përgjithësi opinionin vendor ndodhi më 7 gusht, kur i dyshuari Tush Frrokaj dyshohet se e vrau me armë zjarri një person në një lokal.

Frrokaj u arrestua nga policia të martën, pasi tetë ditësh qëndrimi në arrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat