I hakohet faqja, Raiffeisen Bank del me sqarim

Aktuale

I hakohet faqja, Raiffeisen Bank del me sqarim

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 20:24
Foto ilustrim

Banka Raiffeisen para pak minutash ishte cak i hakerëve. Kjo u pranua edhe nga vet ata.

Pak më parë nga kjo bankë kanë dalë më një njoftim për publikun dhe klientët e tyre.

Në njoftimin e bankës thuhet se faqja në “Facebook” është kompromentuar nga individë të paautorizuar por që ishte ndryshuar vetëm fotoja e profilit.

Tutje thuhet se faqja është rikthyer dhe gjatë gjithë kohës kanë pasur qasje në faqe.

Njoftimi i plotë:

Njoftim i rëndësishëm sigurie: Vetëm përditësimi i fotografisë së profilit.

Të nderuar klientë,

Faqja e bankës sonë në Facebook së fundmi është komprometuar nga individë të paautorizuar para pak minutash. Qasja e paautorizuar ishte e kufizuar vetëm në përditësimin e fotografisë së profilit të faqes sonë.

Në çdo moment kemi pas qasje ne llogari dhe kemi marr masa të menjëhershme që të sigurojmë faqen.

Besimi dhe siguria juaj janë të një rëndësie të madhe për ne. Ne jemi të përkushtuar të ruajmë standardet më të larta të sigurisë dhe privatësisë për të gjithë klientët tanë.

Nëse keni ndonjë shqetësim ose pyetje, ju lutemi mos ngurroni të kontaktoni ekipin tonë të mbështetjes së klientit në 038222222. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe për t’ju ofruar çdo informacion të nevojshëm.

Kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim që mund të ketë shkaktuar ky incident dhe ju falënderojmë për besimin tuaj të vazhdueshëm në bankën tonë

Sinqerisht,

Banka Raiffeisen

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat