Çfarë pozitash kanë në Ministrinë e Tregtisë dy drejtorët e arrestuar sot nga Policia e Kosovës

Aktuale

Çfarë pozitash kanë në Ministrinë e Tregtisë dy drejtorët e arrestuar sot nga Policia e Kosovës

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 10:06
MINT

Një aksion i nisur në orët e para të mëngjesit ka pasuar me dy të arrestuar deri më tani.

Aksioni ka nisur lidhur më përgjimet e publikuara në media ky dëgjohen dy zyrtarë të MINT-it ku pretendohej se vaji i paguar nga Polonia nuk iu bashkua rezervës shtetërore.

Drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, Irfan Lipovica dhe drejtori i Divizionit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara janë arrestuar në vendin e punës në zyrat e MINT.

Policia e Kosovës ka bastisur edhe shtëpinë e Driton Muharremit dhe lokalin e tij “Bukë e Zemër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat