Molliqaj pas vdekjes së 30 vjeçarit në punë: Kush mendon për punëtorin sot? Një Qeveri e majtë mbase!

Aktuale

Molliqaj pas vdekjes së 30 vjeçarit në punë: Kush mendon për punëtorin sot? Një Qeveri e majtë mbase!

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 13:44
Ilustrim

Kryetari Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas vdekjes së 30 vjeçarit në vendin e tij të punës.

“Edhe një punëtor i ndërtimit ka humbur jetën sot. Kullat shumëkatëshe janë më shumë sesa objekte që ngjiten qiellit. Ato gërmojnë varre nën tokë. Asgjë, një dëm kolateral ky me gjuhen e ekonomisë së suksesit”, shkruan Molliqaj.

“Kush mendon për punëtorin sot? Sindikata do të duhej. Një Qeveri e majtë mbase…Veprimet sindikale ndërkohë po bëhen vepër e dënueshme. Para ca ditësh punëtorëve në Trepçë iu reduktua paga për shkak të grevës”.

“A ka qenë i siguruar punëtori që vdiq? Cila ka qenë mbrojtja dhe siguria në punë? Sa herë e ka vizituar inspektorati këtë vendpunishte? Për të gjitha këto, rezistenca është përgjigje”, thuhet në reagimin e Molliqajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat